Pas shumë kohësh e mbyllur, Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët.
Nga e hëna, 19 prill, vizitorët nga BE, SHBA, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë karantinë të detyruar.
Udhëtarët nga këto vende do të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 ose test molekular negativ PCR të 72-orëve të fundit.
Fluturimet për pasagjerët që nuk detyrohen me karantinë 7-ditore, do lejohen drejt aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Chania, Rodhos, Kos, Mikonos, Santorini, Korfuz dhe dy pika kufitare tokësore.
Në fuqi mbetet akoma vendimi për udhëtarët nga Shqipëria. Konkretisht, lejohet hyrja në territorin grek vetëm nga kufiri tokësor me Kakavijën, për disponuesit e lejes së qëndrimit apo personat me shtetësi greke, banorë të Shqipërisë, të cilët paraqesin dokumenta vërtetuese të arsyes madhore, për të cilën duhet të vizitojnë Greqinë.
Nuk lejohen akoma udhëtimet për turizëm apo vizitë nga shtetasit shqiptarë, jo-rezidentë në Greqi! Në pritje të udhëzimeve lehtësuese në 14 maj, dita që Greqia ka deklaruar se hap kufijtë për mbarë turistët.