Nënsekretari i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare Martin Griffiths njoftoi sot se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për zgjatjen e marrëveshjes së grurit në ditët në vijim.
“Vazhdimi i Iniciativës së Detit të Zi është i një rëndësie të madhe, siç është edhe riangazhimi i palëve për funksionimin e saj të qetë dhe efikas”, tha Griffiths, raporton Reuters.
Ai shtoi se OKB-ja do të vazhdojë t’u bëjë thirrje të gjitha palëve që të përmbushin detyrimet e tyre “sepse bota po na shikon me shumë kujdes”./FolDrejt/