Dylli i veshit, emri mjekësor i të cilit është cerumen, prodhohet në vesh për t’i mbrojtur ata nga papastërtitë, bakteret e mundshme dhe për t’i mbajtur të pastër, shpjegojnë ekspertët.
Megjithatë, mjekja e përgjithshme Samantha Wilde thotë se ndërsa dylli zakonisht del vetë nga veshi, sasitë e tepërta mund të shkaktojnë bllokim, përcjell Fol Drejt.
Në disa raste, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, dhe gjithashtu mund të shkaktojë humbje të dëgjimit ose ekuilibrit.
Dr. Wilde zbuloi gjithashtu se ka disa gjëra që mund të irritojnë shkarkimin natyral të dyllit të veshit dhe kështu të shkaktojnë probleme shumë më serioze.
Sipas mjekes këto janë:
– kufje
– aparatet e dëgjimit
– qime në veshë
– ekzemë/psoriazë në vesh
– duke përdorur shkopinj veshi
– not
Siç shpjegoi ajo, dylli zakonisht na del natyrshëm nga veshët, por këto gjëra e pengojnë atë që ta bëjë këtë, prandaj grumbullohet gjithnjë e më shumë në vende ku nuk duhet.
“Përveç kësaj, përdorimi i shkopinjve të veshit ose mjeteve të tjera për të hequr dyllin e veshit në shtëpi ka më shumë gjasa të shtyjë dyllin më tej në kanalin e veshit, duke shkaktuar bllokime dhe shqetësime të mëtejshme dhe mund të dëmtojë daullen e veshit,” paralajmëroi Dr. Wild./FolDrejt/