Me shifrën e golave të shënuar, aktualisht Haaland është në mesin e sulmuesve më të mirë të botës.
Sulmuesi i Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar në total 22 gola dhe ka asistuar 3 herë, shifra të pabesueshme.
Mirëpo, i pyetur nga gazetarët se çka mendon rreth Haaland dhe nëse ky sulmues është më i miri që ka stërvitur ndonjëherë, trajneri Guardiola nuk ka lënë pa përmendur ish-sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
“Haaland është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga më të mirët momentalisht. Shifrat e tij janë të frikshme dhe nëse vazhdon me këto ritme, ai ka për të lënë gjurmë në këtë sport. A është sulmuesi më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë? Po Messi?” – është shprehur Guardiola duke nënkuptuar se pavarësisht aftësisë dhe talentit të Haaland, është Messi sulmuesi më i mirë që ka stërvitur Guardiola./FolDrejt/