Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij duhet ta mposht Real Madridin nëse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve, sipas mediave britanike.
Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mbrëmë luajti 1:1 me Bayernin në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. Në ndeshjen e parë ishte 3:0 për klubin anglez, përcjell Fol Drejt.
“Unë mendoj se të gjitha klubet në botë kanë të njëjtën ndjenjë: nëse doni të fitoni trofeun e Ligës së Kampionëve, duhet të mposhtni Realin. Dikur ishte e vërtetë për Barcelonën, por tani Madridi është ai që kërkon”, tha Guardiola.