Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha në një konferencë për shtyp para udhëtimit në Stamboll se skuadra e tij do të përballet me një finale të vështirë të Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe se kushdo që e nënvlerëson klubin nga Milano e ka gabim.
“Na pret një skuadër e lartë, do të jetë një finale plot vështirësi. Unë jam shumë mirënjohës për atë që kanë bërë lojtarët deri më tani, por çdo finale është një lojë krejtësisht tjetër. Duhet të kuptojmë se cila dhe çfarë është ndeshja që po luajmë. Nuk është e lehtë të kapërcejmë sistemin mbrojtës të Interit. Do të duhet të kemi një ritëm të shkëlqyer, por edhe të jemi të durueshëm, sepse sa më shumë të kalojë koha aq më shumë rritet tensioni”, nisi prezantimin spanjolli.
Guardiola ka vlerësuar nga pankina skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi./FolDrejt/