Kreu i Organizatave të Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se Naim Beqiraj, veteran i UÇK-së, është maltretuar psiqikisht nga Policia e Kosovës. Sipas tij, kjo ka ndodhur në stacionin e Graçanicës. Ai ka kërkuar të mos përsëriten raste të tilla, në të kundërt ka paralajmëruar veprime.
Reagimi i plotë:
Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre!
HG