Për shumë, Erling Haaland është aktualisht sulmuesi më i mirë në botë, por nuk e dëshmoi këtë në ndeshjen kundër Leipzig. Për më tepër, norvegjezi vendosi një rekord të keq në Champions League.
Muajt dhe sezonet e fundit, Erling Haaland ka çmendur botën e futbollit. Me gola të shumtë dhe me rekorde, ai është kthyer në pikë referimi për sulmuesit në mbarë botën, por pavarësisht kësaj, ai është një njeri prej mishi dhe gjaku që mund të ketë edhe ditë të këqija dhe dështime të shumta.
Ai luajti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Leipzig, ku ndeshja e parë e 1/16-tës ndërmjet Leipzig dhe Manchester City përfundoi në barazim 1:1. Sipas statistikave zyrtare, norvegjezi e ka prekur topin vetëm 22 herë në 90 minuta, që është më e pakta ndonjëherë nga lojtarët që kanë luajtur të gjithë ndeshjen në këtë kompeticion.
Me sa duket, gjermanët e analizuan kundërshtarin e tyre dhe u përgatitën mirë për takimin, sepse sulmuesi norvegjez luajti të gjithë ndeshjen, por praktikisht nuk u vu re në fushë.
Dueli u shënua edhe nga lëvizja e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili nuk bëri asnjë zëvendësim.
Ndeshja e kthimit në stadiumin e Manchesterit do të jetë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton Fol Drejt.