Haaland zgjodhi golin e tij të preferuar në këtë sezon të Premier Leagues. Sulmuesi i Manchester City shënoi 36 gola deri më tani dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kompeticionit.
Goli i tij i preferuar janë gërshërët e minutës së 68-të të ndeshjes ndaj Southampton. Ai mori një krosim nga Jack Grealish dhe shënoi një gol të bukur për epërsinë 3:0. City e fitoi atë ndeshje 4:1.
“Gërshërët kundër Southamptonit ishin diçka e veçantë, apo jo?” tha Haaland, i cili shënoi 52 gola në të gjitha garat në sezonin e tij të parë në City. Skuadra e Pep Guardiolës është afër fitimit të tre trofeve. Ata tashmë kanë fituar titullin e kampionit të Anglisë, do të luajnë kundër United për Kupën e Anglisë, ndërsa kundër Interit për Champions League, transmeton Fol Drejt.