Manchester City po nxiton drejt një tjetër titulli kampion të Premierligës dhe së fundmi e ka mposhtur 3:0 si mysafir Evertonin.
Erling Haaland shënoi një gol duke e bërë atë golin e 36 në sezonin e tij debutues në Premier League, dhe ka ende tre ndeshje për të përfunduar.
Rivalët e tij shpesh po përpiqen ta ndalojnë atë në mënyra të ndryshme të lejuara dhe të ndaluara. Haaland pati duele të ashpra me Yerry Minan kundër Evertonit. Kolumbiani shquhet për forcën dhe dominimin e tij në duelet fizike dhe gjatë ndeshjes ka tërhequr dhe goditur aq shumë norvegjezin, sa ky i fundit ka shfaqur mavijosje dhe gërvishtje në trup pas ndeshjes.
Fakti që trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e thirri me furi në konferencën për shtyp dhe e akuzoi për goditje të panevojshme, tregon se sa i ashpër ishte mbrojtësi kolumbian në ato duele, transmeton Fol Drejt.