Petar Petkoviq, ka thënë sot, pas raundit të ri të dialogut në Bruksel, se situata është e vështirë sa i përket dialogut dhe se sjellja e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë skandaloze.
Pas takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai tha se Serbia ka ardhur në takim e përgatitur, me ekspertë dhe propozime, të gjitha materialet.
“Ndryshe nga Bislimi që erdhi i vetëm dhe që kur duhej të diskutonte çështje të rëndësishme, si formimi i Asociacionit, çështjet e të pagjeturve, liria e lëvizjes, çështjet që kanë të bëjnë me jetën, dhunën institucionale të Kurtit, Bislimi nuk deshi, në përgjigje konkrete dhe me ndërhyrje të ndryshme u përpoq t’i jepte kuptim rrjedhës së bisedës”, tha Petkoviq./FolDrejt/