Gjatë ditës së djeshme u arrestua një grua në Hajvali pasi braktisi me vetëdëshirë fëmijën e saj.
Rasti u raportua rreth orës 15:20, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njofotn policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/