Hapja e gojës zakonisht tregon për nevojën për gjumë, mirëpo në disa raste mund të ketë edhe kuptime të tjera.
Hapja e gojës është një veprim jo vullnetar që rezulton në marrjen e një sasie të madhe të ajrit përmes gojës, që është thuajse e pamundur të ndalohet për shkak të tkurrjes së muskujve. Edhe pse deri tani janë bërë shumë studime për këtë, ende nuk është e qartë se çka e shkakton hapjen e gojës.
Hapja e gojës ndodh në rastet si; nevoja për gjumë, lodhja, monotonia, stresi.
Studimi tregon se hapja e gojës ndihmon në shtimin e oksigjenit dhe furnizon trurin me ajër, që në fakt ka shumë kuptim, sepse pasi hapni gojën zakonisht ndjeheni më të freskët.
Megjithatë, kjo gjë mund të tregojë edhe për gjëra jo të mira për shëndetin. Pagjakësi, mungesë e prodhimit të tiroideve, apo edhe sëmundje të tjera që lidhen me lodhjen dhe plogështinë, mund të kenë lidhje me hapjen e gojës, përcjell KosovaPress.
Nëse e vëreni se keni vazhdimisht hapje të gojës, edhe kur nuk keni stres apo lodhje, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.