Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime shtetit grek pas aksidentit të sotëm hekurudhor, me ç’rast mbetën dhjetëra të vdekur.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit grek si dhe familjarëve të viktimave në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në Greqi. Kjo ngjarje tragjike na ka prekur të gjithëve.
Lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, ka shkruar Haradinaj në facebook./FolDrejt/