Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Gllogjan e Kodrali, në nderim të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 të rënëve të kësaj njësie që dhanë jetën për liri para 24-vjetësh.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka ngritur lart kontributon e gardistëve, betejën dhe trimërinë e treguar prej tyre.
“Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë.
Krenohemi me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar! Vepra e heronjve të rënë për lirinë e atdheut do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike dhe të brezave që vijnë!
Lavdi!”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/