EULEX-i pret që betimi i nesërm i kryetarëve të tri komunave të mbetura në veri të Kosovës të ndjekë shembullin e Mitrovicës së Veriut dhe të kalojë pa incidente.
Në përgjigjen e tij për Tanjug, EULEX-i thekson se është duke i monitoruar nga afër ngjarjet në veri të Kosovës përmes pranisë së njësisë së formuar policore, njësisë policore rezervë, si dhe këshilltarëve të lartë policorë dhe personelit tjetër të pranishëm në atë zonë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, transmeton Fol Drejt.
“Në kuadër të ceremonisë së betimit, njësiti policor i themeluar i misionit EULEX dhe njësia policore rezervë janë të gatshme të mbështesin Policinë e Kosovës, si formacion i dytë i sigurisë, nëse kërkohet dhe nëse është e nevojshme, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, thuhet në njoftim.