Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë edhe 18 milionë tjera nga buxheti, transmeton Fol Drejt.
Sipas Mehajt, kjo e ka çuar buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në 1.6% të GDP-së, duke iu afruar kështu buxhetit të paraparë prej 2% sipas Këshillit të NATO-s.
“Edhe 18 milionë të tjera të ndara për Ministrinë e Mbrojtjes nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke çuar kështu në total buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në 1.6% të GDP-së. Kësisoj po i afrohemi vlerës prej 2% të paraparë nga Këshilli i NATO-s për çështje të mbrojtjes, e të përmbushur deri më tani vetëm nga shtatë shtete në mesin e tridhjetë e një shteteve pjesë të kësaj aleance.”, është shprehur Mehaj./FolDrejt/