Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, transmeton Fol Drejt.
Haradinaj, ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar mbi zhvillimet politike aktuale në vend, sidomos në pjesën veriore, njëkohësisht edhe lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me ligjin.
“Ambasadorin Davenport e sigurova për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në shërbim të zhvillimit të demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Kosovës”, ka thënë Haradinaj./FolDrejt/