Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve dhe policisë, KFOR-it e EULEX-it.
Në një postim në facebook, Haradinaj ka kërkuar që sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë, transmeton Fol Drejt.
“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit.
Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!”, ka shkruar Haradinaj.
Ai, njëkohësisht ka kërkuar edhe nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilente për të garantuar sigurinë e gazetarëve.
“Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.
Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka shtuar tutje Haradinaj./FolDrejt/