Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve të klankosovës në Zubin Potok.
Hoti ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, ata që sulmojnë gazetarët duan të fshehin çfarë po ndodh atje.
Hoti njëkohësisht ka shprehur mirënjohje për gazetarët që po raportojnë nga vendi i ngjarjes./FolDrejt/