Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar gjendjen e vendit, duke thënë se po Kosova po kalon në një situatë të rrezikshme, ndaj sipas tij kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, transmeton Fol Drejt.
“Po kalojmë në një situatë të rrezikshme, kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete
Sot, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës takuam përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile.
Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht.”, u shpreh Haradinaj.
“Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për sensibilizimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë.
Do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalim nga kjo bllokadë që po kalon vendi, për ta nxjerrur Kosovën nga sanksionet dhe izolimi.”, shtoi kreu i AAK-së tutje./FolDrejt/