Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, rreth përmbytjeve që ndodhën në Libi.
Ai u shpreh i pikëlluar dhe u uroi shërim të shpejtë atyre që kanë arritur të shpëtojnë nga kjo fatkeqësi, përcjell Fol Drejt.
“I pikëlluar pas përmbytjeve shkatërruese të cilat morën shumë jetë njerëzish në Libi.
Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet libiane të cilat pësuan nga kjo fatkeqësi.
Lutemi për sa më pak viktima, ndërsa të lënduarve i urojmë shërim të shpejt!”, u shpreh Haradinaj./FolDrejt/