Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot po qëndron për vizitë në Berlin, ku do takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Të dy figurat politike e kundërshtojnë ashpër ndarjen e Kosovës ose korrigjimin e kufijve, informon foldrejt.com.
Kryeministri më parë u takua edhe me anëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.
Ai tha se me deputetët gjermanë kanë biseduar për zhvillimet në vend dhe në rajon si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.