Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e tij shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton Haradinaj, gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe për çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
“Prita në selinë e Aleancës z. Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.
Njëherësh, në takim vlerësova ndihmën në vazhdimësi që misioni i OSBE-së i ka dhënë institucioneve të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut.”, ka thënë Haradinaj./FolDrejt/