Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka deklaruar se nuk duhet të pranohet një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, edhe nëse nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë.
“Edhe nësë nënshkruhet në Shtëpine e Bardhë, nuk duhet të pranohet një marrëveshje e dëmshme. Takimi në Washington mund t’i shërbejë Grenell-it, prandaj ne nuk mund të lëshojmë pe për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në SHBA”, ka thënë Haxhiu në kanal10.
Sipas Haxhiut, në këto rrethana, dialogu me Serbinë nuk është prioritet.
“Nëse Ujmani dhe Trepça diskutohen në dialog, kjo do të jetë fatale për Kosovën. Nuk duhet diskutuar pasuritë e Kosovës në tryezë pazaresh”, përfundoi Haxhiu.