Gjermania gjeti gjurmë të eksplozivëve nënujorë në mostrat e marra nga një jaht i dyshuar se “ndoshta është përdorur për të transportuar eksploziv” në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, tha vendi në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me Suedinë dhe Danimarkën.
Një seri shpërthimesh të pashpjegueshme deri tani ndërprenë tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik shtatorin e kaluar, në zonat ekskluzive ekonomike të Gjermanisë, Suedisë dhe Danimarkës.
Secili po kryen një hetim të veçantë dhe dërgoi informacionin më të fundit, të parë nga Reuters, përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit prej 15 anëtarësh të martën me kërkesë të Rusisë, e cila pretendon se nuk ishte e informuar për ecurinë e hetimeve./FolDrejt/