Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Histori barrikadash

Tensionet Kosovë – Serbi, si po i shfrytëzon Vuçiqi grupet kriminale në veri të vendit

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Kurshumli të Serbisë, 2 kilometra larg kufirit të Kosovës, një grup serbësh kanë vendosur një barrikadë të re. Aktualisht, sipas autoriteteve kosovare, pika kufitare e Merdares, është jashtë funksioni. Me këtë veprim, Beogradi zyrtar tregoi që nuk e ka ndërmend ta zbus situatën, por përkundrazi, t’i shtojë edhe më tepër tensionet me Prishtinën zyrtare.

Nga Fol Drejt

Jo vetëm në opinionin publik në Kosovë, por edhe një pjesë e opinionit publik në Serbi, konstaton se prapa këtyre obstruksioneve politike, qëndrojnë grupet kriminale që janë të lidhura direkt me Aleksandër Vuçiqin. Presidenti i Serbisë i ka shfrytëzuar këto grupe për t’i manipuluar edhe qytetarët e thjeshtë, për kalkulime krejt vetjake.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Historiani Milivoj Beshlin dhe deputeti Radomir Lazoviq nuk janë të vetmit që e thonë këtë. Sipas njohësve të zhvillimeve, këto janë sinjale para një vendimi të madh të Serbisë për Kosovën. Shumë politikanë opozitarë, e madje edhe intelektualë serbë, konsiderojnë se Kosova veç është humbur por politikat populiste të Vuçiqit, po “e detyrojnë” këtë të fundit ta luaj aktin e fundit me kaq dramaticitet.

Akademiku serb Dushan Teodoroviq kohë më parë deklaroi se “Serbia me luftë e ka fituar Kosovën më 1912 dhe me luftë e ka humbur më 1999”.

 

Në një emision televiziv Teodoroviq qe shprehur thjesht dhe qartë që duhet të njihet realiteti i ri politik:

“Qytetarët duhet të kuptojnë se Kosova ka hapëruar në rrugën e saj dhe se kjo nuk është diçka e pahijshme, e cila nuk duhet pranuar menjëherë apriori. Duhet të organizohet një konferencë për Kosovën, të pranohet realiteti dhe gjëja e parë që duhet të definohet është momenti i hyrjes së Kosovës në OKB, i cili duhet të jetë në të njëjtën ditë me hyrjen e Serbisë në BE!”

Autoritetet e Kosovës kundër bandave kriminale në veri

Barrikadat e para u vendosën në fillim të dhjetorit. Më saktësisht më 10 dhjetor. E gjitha filloi pas arrestimit të ish policit serb Dejan Pantiq, të cilit iu vunë prangat nën dyshimin se ishte i përfshirë në disa incidente të armatosura, përkatësisht në disa shpërthime që ndodhen pranë qendrave të votimit në veri të vendit.

Kësaj ngjarjeje i parapriu vendimi i Listës Serbe, për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës. Marrëveshja e targave, të cilën Prishtina zyrtare është e interesuar ta zbatojë, ngjalli shumë reagime nga serbët e veriut. Por konteksti i tensioneve ndërlidhet me një marrëveshje të nënshkruar të vitit 2011, të cilën pala serbe kurrë nuk e ka zbatuar. Një marrëveshje për lëvizjen e lirë, ku përfshiheshin edhe çështja e targave, njohja e dokumenteve të udhëtimit etj., u shpërfill për vite të tëra nga Serbia, duke bërë që pjesa veriore e Kosovës të shndërrohet në një oazë për grupet kriminale.

Për ironi, gazetari Gordon Duhaqek (Gordan Duhaček) këto sjellje të Serbisë karshi Kosovës, ia atribuon humbjeve të kombëtares serbe në Katar, veçmas asaj ndaj Zvicrës. Në të vërtetë Duhaqek te artikulli i tij i njohur: “Nëse Serbia nuk do të “pinte duhan” në Katar, sot nuk do përshkallëzohej situata në Kosovë”, te Vuçiqi portreton karakterin e një politikani populist. Sipas tij, qëndrimi në pushtet i Vuçiqit, varet nga fakti se sa gjatë mund të mbijetojë si “hero” për opinionin e serbëve nacionalistë në Kosovë e Serbi.

“Vuçiq do të shpjegonte gjerë e gjatë për një kohë se si suksesi i kombëtares së futbollit ishte në të vërtetë i tij dhe se ai – sipas versionit më të keq të Tuxhmanit – rregulloi taktikat për trajnerin Dragan Stojkoviç duke urdhëruar se cilët lojtarë të ishin titullarë. Ai gjithashtu do të shtonte se ka nënshkruar disa marrëveshje të mëdha në Katar, të cilat do ta bënin popullin e Serbisë të jetojë edhe më mirë seç janë duke jetuar tani” – shkruan Duhaqek ndër të tjera.

Por ky vizion Vuçiqit iu shemb, pas dështimit të kombëtares serbe:

“Mirëpo, duke qenë se këto mbetën ëndrra boshe, Vuçiq organizoi një nga operacionet e tij standarde politiko-propagandistike, në mënyrë që të paraqitej edhe një herë si shpëtimtari i popullit serb dhe faktor relevant në këtë pjesë të Evropës.

Akti i rremë është kryer përsëri, ndërsa Kroacia aktualisht është një superfuqi futbolli, ku ndaj saj nuk ka ndikim as as tre për qind; dhe në Bosnje e Hercegovinë ndaj tij ka tronditje dhe mosbesim, ndërsa po kryhet një proces relativisht konstruktiv i vendosjes së pushtetit shtetëror; Vuçiq, për këto arsye iu kthye skenarit të tij më të madh: veriut të Kosovës, ku ende mbetën një pjesë e vogël e serbëve atje.

Ajo që po shohim ditët e fundit në veri të Kosovës është vetëm një tjetër performancë e Vuçiqit, e cila i jep atij mundësinë që edhe një herë, si të gjithë ata që kanë çrregullime të personalitetit narcisist, të dal në ballë, të flasë gjatë se si ndihet, se sa e vështirë është për të, ndërsa e projekton veten si shpëtimtar të Serbisë. Ndërkohë mediat i trajtojnë disa serbë nga Kosova si arinj në zinxhirë, të cilët kanë vetëm një qëllim në jetë: të kërcejnë siç u thotë Vuçiqi.”

Këta arinj në zinxhirë – sipas Duhaqekut, janë vetë pjesëtarët e bandave kriminale.

Së fundi, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi Sonja Biserko, i ka identifikuar këto grupe kriminale, të cilat, sipas saj, janë të gatshme për të provokuar konflikt në veri të Kosovës. Njësia paraushtarake “Wagner” e ndihmuar nga “Ujqit e natës” dhe grupet ekstreme serbe, duan të krijojnë një pretekst për ta filluar pushtimin e veriut të Kosovës, nga ana e Serbisë.

Se bëhet fjalë për struktura të tilla kriminale, për këtë nuk ka më dilema askush. Edhe krerët e lartë të diplomacisë shqiptare, janë sinkronizuar me pikëpamjet e politikës zyrtare në Prishtinë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, dënoi veprimet kriminale të grupeve ekstreme në veri të Kosovës, duke treguar hapur se Tirana zyrtare ndodhet krah Kosovës:

“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin  është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.”

Krimi ekonomik, motiv për destabilizim politik

Status Quo-ja e veriut të vendit, u është përshtatur grupeve kriminale, të cilat për një kohë të gjatë e kanë shfrytëzuar atë si vend strehim dhe forcim të tyre.

Përtej urës së Ibrit në Mitrovicë, afërsisht 40,000 serbë kanë jetuar pothuajse të izoluar nga pjesa tjetër e Kosovës shqiptare, qeverisë së saj, forcave të rendit, gjykatave, faturave të energjisë dhe, së fundmi, kërkesave për targat. Ky komunitet pakicë, po ashtu, është shfrytëzuar për qëllime politike nga ana e Serbisë.

Vetëm në vitin 2020, fatura e përbashkët e energjisë së shpenzuar në Mitrovicë të Veriut, në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, llogaritet të ketë qenë rreth 12 milionë euro.

Meqë janë komunitet i vogël ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, ka të atillë që thonë se nuk guxojnë t’i shprehin qëndrimet hapur.

“Njerëzit këtu janë serbë dhe duan të mbeten serbë, por askush nuk mërzitet për targat,” tha ai. “Askush nuk çanë kokën për asnjërën nga qeveritë, por është e rrezikshme ta thuash këtë. Ajo që u intereson njerëzve janë puna, paratë dhe të mos paguajnë faturën e energjisë elektrike” – shprehet një qytetar serb për hulumtuesin e Vice World News.

Në një artikull të zgjeruar kjo agjenci zbuloi se si për vite me radhë, serbët por edhe shqiptarët, shfrytëzuan energjinë elektrike që shpërndahet falas në veri të vendit, për të prodhuar kripto-valuta. Shumë prej tyre janë bërë milionerë me pak investime…

Serbët nuk e duan integrimin

As Beogradi e as serbët e Kosovës që u shërbejnë politikave zyrtare të pushtetit aktual, nuk duan ta njohin realitetin e ri politik. Në një aspekt, pranimi i marrëveshjes për targat, për ta do të ishte njohje e sovranitetit të Kosovës. Në anën tjetër, të paktë janë ata që duan t’i fusin duart në xhep, e t’i paguajnë faturat e një shteti të cilin në thelb, nuk e njohin. Kuptohet, ky qëndrim ka edhe një kosto ekonomike në fund, siç ka edhe atë politike. Të “ushqyer nga Beogradi” dhe “ruajtur” nga duart e institucioneve të Kosovës, serbët e veriut kanë një kosto ideale të jetesës. Rezistenca e tyre, kundrejt shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në të gjitha pjesët e saj (duke i përfshirë edhe komunat e veriut), ka të bëjë me këtë kontekst.

Incidentet e shumta, duke i përfshirë edhe sulmet ndaj gazetarëve, provokimet ndaj trupave të KFOR-it, ndaj policisë etj, i shërbejnë këtij qëllimi. “Mirëmbajta” e këtij kohezioni, i leverdisë edhe Vuçiqit.

Kostoja e humbjeve të cilat i kushtojnë Kosovës, në raport me çështjen e veriut, ka të bëjë edhe me strategjitë e gabuara të cilat ajo është sugjeruar t’i ndjek, në raport me bisedimet. Marrëveshja e vitit 2013 për integrimin e strukturave të sigurisë, që vepronin në veri të Kosovës, në Policinë e Kosovës, del të ketë qenë e dëmshme. Fakti që pjesa më e madhe e policëve serbë u treguan besnikë ndaj Beogradit dhe jo ndaj Prishtinës, flet shumë.

Arrestimi i policit serb Dejan Pantiq, është një shembull që nuk do koment. S’ka dilemë, se barrikadat e vendosura në veri të vendit, tregojnë qartë se qëllimi Serbisë është t’i thellojë tensionet, e të provokojë konflikt në një përmasë që Kosova nuk e dëshiron – shtjellon situatën politikologu Albinot Maloku.

I një mendjeje me të është edhe shkrimtari Muharem Bazdulj. Ai për për N1 tha se përderisa NATO ndodhet në Kosovë, nuk do të ketë konflikt. Sipas Bazduljit, ajo që po ndodh me njerëzit në veri është shqetësuese dhe e shëmtuar. Sipas tij bëhet fjalë për një “përshkallëzim të kontrolluar të situatës.”

Vlen të thuhet se, përkundër tensioneve, provokimeve, shpërthimeve të bombave, sulmeve ndaj gazetarëve, nuk ka pasur viktima./FolDrejt/

Tags: BarrikadatGazetarKFORKosoveMitroviceSulmetUjqit e natesVeriuWagner
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Njëmbëdhjetë anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës në dy ditët e fundit

Lajmi tjetër

Ekonomia e Rusisë tkurret me 2 për qind, rubla dobësohet

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM