Holanda do t’i dorëzojë Ukrainës tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me vlerë 120 milionë euro, njoftoi sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.
Në fund të shkurtit, Holanda premtoi se do t’i dorëzonte Ukrainës 200 raketa Stinger dhe në prill njoftoi se do të dërgonte një numër të kufizuar obusi.
Holanda ka njoftuar se do të shpenzojë 45 milionë euro për tanket T-72 pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për dërgimin e 90 tankeve çeke të modernizuara, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.