Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika në drejtim të dy krerëve më të lartë të shtetit, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Duke marrë shkas nga përjashtimi i FSK-së prej “Defender 2023”, Hoti ka përkujtuar kohën kur ka qenë kryeministër.
“Ka qenë moment krenarie e jashtëzakonshme kur, në mandatin tim si Kryeministër i Republikës, kemi marrë ftesë nga aleati jonë kryesor, që Forcat e Sigurisë të Kosovë t’i bashkohen ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse.”, ka thënë Hoti.
Ndërkaq, në po të njëjtin postim, Hoti ka kritikuar siç ka thënë ai “binomin Kurti-Osmani”.
“Sot, në qeverisjen e binomit Kurti-Osmani, Kosova përjashtohet nga trajnimi më i madh ndonjëherë — “Defender 2023”. Komandantja Supreme e FSK-së nuk e thotë asnjë fjalë, sepse është bashkëpërgjegjëse në këtë dëm që po i bëhet Kosovës.”, ka shtuar tutje Hoti./FolDrejt/