Ish-kryeministri dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me relacionin e tij me SHBA-të.
Hoti, përmes një postimi në facebook, ka përmendur ndërprerjen e vizitave që SHBA u ka bërë ministrave të qeverisë Kurti, ndërkohë ka thënë se vetë kryeministri për t’i dhënë mesazh SHBA-së, po rri më shumë jashtë se në Kosovë.
“Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.
Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti në facebok, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/