Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme pas takimit në Bruksel.
Hoti, përmes një statusi në facebook, ka shtruar disa pyetje, ndër tjerash ka pyetur edhe se si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje.
“1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!
2.Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!
3.Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, ka shkruar Hoti në facebook./FolDrejt/