Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar performimin e trustit pensional për vitin 2022, duke thënë se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ dhe se çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%.
“- Kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 mil euro.
– Çmimi i njësisë ka rënë për -5.5%. “, është shprehur Hoti.
Hoti ka potencuar edhe mungesën e Bordit të Trustit Pensional që nga data 1 mars 2023, duke dhënë edhe rezultatet e kësaj mungese.
“Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat:
(1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe
(2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare.
Në të dy rastet dëmet i bartin qytetarët që kanë kursime në Trust.
Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së kanë përgjegjësi për këtë situatë. Këta të tre do duhej të propozonin me kohë anëtarët e Bordit për votim në Kuvend.”, ka shtuar më tej Hoti./FolDrejt/