Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe ato në Bosnjë e Mal të Zi, duke konsideruar se këto kriza në Ballkan janë dëshmi e historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe.
Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se dikush duhet t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht në Ballkan.
“Krizat në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan! Ndoshta dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht”, ka shkruar në Twitter Hoxhaj./FolDrejt/