Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar krerët udhëheqës të Malit të Zi, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoxhaj, me anë të një postimi, i cili ka njoftuar se ka takuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq dhe ministrin e Jashtëm, Milan Roqen.
“Në Podgoricë takim falenderimi me Presidentin Milo Gjukakoviq dhe me Ministrin e jashtëm Milan Roqen, të cilët morën vendimin për ta njohur Kosovën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe të cilët i besuan përherë Kosovës së lirë dhe të pavarur!”, ka shkruar Hoxhaj, duke i bashkëngjitur këtij shkrimi edhe një fotografi nga takimi./FolDrejt/