Hoxha i njohur nga Shkodra, Muhamed Sytari, ka folur për përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ku ndër të tjera e ka quajtur atë si Ramazan historik.
“Një muaj i begatë, në të cilin përjetuam bashkarisht një mirësi shumë të madhe dhe u bëmë dëshimtarë të një ramazani historik për të gjithë ne. Ramazan në të cilin dëshmuan paralajmërimet e mëdha të pejmaberit tonë Alejhi salatu we selam që thoshte se do të mbërri kjo fe ku ka mbërri nata dhe dita. U bëmë dëshmitarë të leximit të Kur’anit, të faljes së namazit në zemër të shesheve të New York-ut. U bëmë dëshmitarë të iftareve në zemër të Cambridge-t”, ka thënë ndër të tjera hoxha i nderuar Muhamed Sytari..