E diel, 5 Maj, 2024

Humb jetën nga COVID-19, doktor Lulzim Kolgjeraj nga Prizreni

Lexoni edhe..

Doktor Lulzim Kolgjeraj nuk ka arritur t’i bëjë ballë betejës me coronavirus, edhe pas tri javëve që kishte qëndruar në QKUK.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.
Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.
Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.
Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!

Të ngjajshme