Erërat e stuhishme në të gjithë Hungarinë prenë pemë, thyen degë, dëmtuan linjat e energjisë elektrike dhe shkaktuan probleme në trafikun hekurudhor në shumë pjesë të vendit, njoftoi sot Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave (OKF).
Sipas raportimeve, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pjesën perëndimore të vendit dhe në Budapest.
Në Sopron, në veriperëndim të Hungarisë, rrjeti elektrik u dëmtua pasi një pemë ra në një ndërtesë banimi, dhe në lagjen Somodji, në jugperëndim, era rrëzoi një pemë në shina, njoftoi MTI./FolDrejt/