50 bursa janë në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës –në programet Bachelor, Master dhe PhD për të studiuar në Hungari.
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka njoftuar për mundësinë e aplikimit.
“Ambasada Hungareze në Prishtinë, njofton studentet dhe te interesuarit se periudha e aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2019/2020 ka filluar.
50 bursa janë në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës –në programet Bachelor, Master dhe PhD.
Na lejoni te ju njoftojmë se 120 studentë nga Republika e Kosovës tanimë studiojnë në Hungari, dhe më shumë studentë mund t’i bashkohen atyre.
Cka është e rëndësishëm për të gjithë studentët që aplikacioni duhet të bëhet online dhe vetëm nëpërmjet PC ose Tablet, dhe JO me SMART PHONE.
Afati i fundit për aplikim është 15 Janar 2019!
Në vijim ju lutem gjeni faqen e internetit në vijim: