Hungaria ka ndaluar mbledhjen e taksave për tokën bujqësore përmes Ligjit për taksat lokale, i cili do të hyjë në fuqi më 1 shtator.
Qeveria dhe parlamenti hungarez reaguan ndaj vetë njoftimit të disa pushteteve vendore se mund të vendosin këtë taksë, për të plotësuar buxhetin, përcjell Fol Drejt.
Deri më tani në Hungari nuk paguhej asnjë taksë për tokën bujqësore, por disa qeveri lokale donin të vendosnin këtë taksë për të plotësuar të ardhurat e tyre.
Andaj u miratua një ligj që ndalon çdo autoritet të taksojë tokën bujqësore, sepse është në interesin kombëtar që toka të kultivohet dhe që fermerët hungarezë të jenë konkurrues në treg./FolDrejt/