Hungaria raportoi të martën rekord viktimash nga koronavirusi, gjë që detyroi kryeministrin Viktor Orban të shtyjë rihapjen e ekonomisë.
Hungaria e ka tejkaluar Republikën Çeke si vendi me shkallën më të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në shtatë ditët e kaluara.
Ky vend i Evropës qendrore raportoi të martën për 252 viktima – shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
“Lidhur me datën e rihapjes [së ekonomisë], mund të themi se, përpara se të gjithë njerëzit mbi 65 vjeç të mos vaksinohen, ne nuk mund të rihapemi, sepse kjo do të krijonte telashe”, tha Orban në një video-mesazh të postuar në Facebook.
Izolimi i pjesshëm ka hyrë në fuqi qysh në nëntor dhe më pas është zgjeruar me mbylljen e shkollave dhe kopshteve.
Hungaria është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë dhe po përdor vaksina kineze ose ruse kundër koronavirusit, pasi dërgesat nga furnizuesit perëndimorë janë vonuar.