Qeveria hungareze ka vendosur të tërheqë përfaqësuesit e vendit nga Banka Ndërkombëtare e Investimeve (IIB), e cila kontrollohet nga Rusia, raporton faqja e biznesit hungarez vg.hu, duke cituar burime të informuara.
Vendimi erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të IIB në Budapest.
Më parë, Uashingtoni njoftoi se Hungaria ka injoruar shqetësimet e SHBA për “platformën jo transparente të Kremlinit”./FolDrejt/