Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi Kryeministri Albin Kurti ka lansuar sot fushatën informuese për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka lënë Kosovën shtatë vjet pa liberalizim të vizave.
“Lëvizja Vetëvendosje na ka lënë shtatë vjet pa liberlaizim të vizave, sot kanë ftyrë me dalë me bë fushatë për libëralizim!”, ka shkruar në profilin e saj në Facebook deputetja Bajrami.