Pandemia Covid-19 nuk ndali lëvizjet e parregullta migratore.
Për drejtorin e policisë kufitare dhe migracionit, Eduart Merkaj, të dhënat flasin për një rritje të konsiderueshme. Gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi ndodhet nën masat e rrepta të qarkullimit, u kapën 19,420 emigrantë të parregullt kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme apo Afrikës së Veriut.
Sipas Merkajt, një tjetër problematikë është dhe rreziku që vjen nga luftëtarët e huaj, pjesë e grupeve terroriste, duke qenë se fluksi i imigrantëve është i përzier.
Nga ana tjetër, patrullimet e përbashkëta në kufi me frontex kanë sjellë rezultatet e para.
Riatdhesimet e shtetasve shqiptarë janë ulur ndjeshëm kjo për shkak të pandemisë dhe reduktimit të numrit të fluturimeve. Në total, në vendin tonë, për vitin 2020 janë deportuar nga vendet e Bashkimit Evropian 7485 shqiptarë.