Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka arrestuar të dyshuarin A.B, 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për bashkëkryerje në veprën penale “Vrasje e rëndë”, që kishte ndodhur me 10 korrik 2021 në Mitrovicën jugore.
Sipas kumtesës së Policisë së Kosovës, i dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për bashkëkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër, njofton Klankosova.tv.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./FolDrejt/