Amerikani Chunli Zhao, i dyshuar për vrasjen e shtatë personave në dy të shtëna të ndara në Kaliforni, u zemërua nga një faturë riparimi prej 100 dollarësh që duhej të paguante pasi pirunja e tij u përplas me buldozerin e një kolegu, tha prokurori i Kalifornisë.
Prokurori i qarkut Steve Wagstaffe tha në intervista të ndryshme me KTVU dhe CNN se i dyshuari i tha policisë se fatura e riparimit mund të ketë qenë “shkaku fillestar” që çoi në të shtënat, raporton BBC.
Të gjitha viktimat në të shtënat e javës së kaluar ishin punëtorë të bujqësisë, transmeton Fol Drejt.