Një person u arrestua në Prishtinë.
Rasti u raportua më 17 shkurt, rreth orës 17:00, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i kërkuar para në vlerë rreth 350 euro me pretendimin se do ta punësonte dhe e njëjta ia kishte transferuar të hollat përmes bankës”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/