Dy persona me nënshtetësi të huaj janë arrestuar në qytetin e Vitisë.
Rasti është raportuar gjatë diës së djeshme, në orën 09:10, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi të njëjtit kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i shitur atij një sasi ari e cila ishte e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/