Një tentim grabitjeje ka ndodhur sot në Selanik.
Sipas informacioneve që japin mediat greke, dy grabitës ia kishin mësyrë drejt një dyqani telefonash, por që plani u dështoi pas arrestimit nga policia, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur, dy grabitësit përveç përpjekjes për të grabitur kishin marrë peng edhe punëtorët e dyqanit.
Megjithatë, ka intervenuar policia duke arrestuar dy të dyshuarit./FolDrejt/