Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njoftoi se objektet evropiane të depozitimit të gazit janë plot 55 për qind, që është dukshëm më e lartë se niveli mesatar prej 35 për qind në pesë vitet e fundit.
Në raportin tremujor të IEA, thuhet se në Evropë, pas përfundimit të sezonit të ngrohjes, rezerva të konsiderueshme gazi mbetën në depo, përcjell Fol Drejt.
Në të njëjtën kohë, IEA është veçanërisht e shqetësuar për parashikimet sipas të cilave furnizimi botëror i gazit natyror të lëngshëm LNG do të rritet me një masë modeste prej 4 për qind në vitin 2023./FolDrejt/