Pas përkujtimit të djeshëm që iu bë ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, reagimet kanë qenë të shumta.
Shumë njerëz të fushave të ndryshme, këtë përkujtim e kanë cilësuar si gabim të kryeministrit, pasi ai sipas tyre ka qenë urdhërdhënës i vrasjeve të shqiptarëve e dëbimëve të tyre.
Njëri nga ata që kanë reaguar është edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai ka thënë se Ivanoviq është kriminel e jo hero siç e bën Kurti.
“Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti.
Ai ka qenë shef i paramilitarëve të “Rojave të Urës”, që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë.
Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. E vërtetë, vetëm se ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Fol Drejt.